Frikë tek Tottenham, rivali i EFL Cup konfirmon raste me COVID-19

schedule15:54 - 21 Shtator, 2020

schedule 15:54 - 21 Shtator, 2020

Ditën e nesërme pritet të zhvillohet ndeshja mes Leyton Orient dhe Tottenham, përballje kjo e vlefshme për raundin e 1/16 të EFL Cup. Vetëm një ditë para sfidës ka qenë klubi që militon në League 2 që ka konfirmuar disa raste pozitive me Coronavirus në skuadër.

“Ne kemi njoftuar EFL dhe Tottenham Hotspur por do të bëjmë sërish një njoftim ditën e nesërme. Disa lojtarë të ekipit të parë janë infektuar me Covid-19,” është deklarata zyrtare e klubit anglez.

Menjëherë pas këtij lajmi ndeshja është në dyshim për tu luajtur dhe me shumë mundësi do të shtyhet. Stadiumi “Breyer Group” do të qëndrojë i mbyllur ditën e nesërme, deri në një njoftim të dytë. /abcnews.al