Ish-sulmuesi i Liverpoolit, Robbie Fowler, i është bashkuar Jamie Carragher në opinion sa i takon titullit kampion të këtij sezoni në Premier League. Fowler mendon se sido që të shkojnë gjërat, Liverpool duhet të jetë me patjetër skuadra kampione e këtij sezoni.
“Mendoj se nuk ka asnjë njeri që të mos jetë dakord që Liverpool të fitojë titullin kampion, edhe nëse kampionati ndërpritet tani përfundimisht dhe nuk fillon më.
As tifozët e ekipeve rivale, as ata që e urrejnë Liverpoolin. Këtë sezon, Liverpool e meriton titullin kampion në Premier League, e kanë merituar që javën e parë”, tha ish-sulmuesi./abcnews.al
? Robbie Fowler: “I don’t think there are many – even the most bitter of rival fans – who would argue that, if the football season were to end now, [Liverpool] shouldn’t be given the trophy as clear winners of the competition.” pic.twitter.com/gXEVVXTXWk
— Goal (@goal) March 15, 2020