Frikë për luftë, “Bild”: SHBA dhe Perëndimi largojnë familjet e diplomatëve nga Kievi

schedule19:48 - 22 Janar, 2022

schedule 19:48 - 22 Janar, 2022

Prag lufte në Ukrainë. Gazeta “Bild” shkruan se ministria e Jashtme gjermane po përgatit planin për evakuimin e familjeve të personelit të ambasadës në Kiev.

Veprime të ngjashme po ndërmerren edhe nga qeveritë e tjera perëndimore. Amerikanët tashmë janë urdhëruar të largohen, shkruajnë mediat.

Familjet e punonjësve në ambasadën amerikane në Kiev tashmë janë udhëzuar që të nisin largimin nga e hëna” shkruajnë mediat amerikane.

Qeveria gjermane, megjithatë, vazhdon të refuzojë kërkesën e Ukrainës për armë. “Serioziteti i situatës kërkon një rishikim të menjëhershëm dhe një ndryshim kursi nga koalicioni qeverisës për çështjen e dërgesave të armëve në Ukrainë” tha ambasadori ukrainas në Berlin Andriy Melnik.

Situata është mjaft e tensionuar me perëndimin që i trembet realisht një ndërhyrje ushtarake ruse në Ukrainë./ Abcnews.al