Frika nga varianti Delta, autoritetet izraelite thirrje për vaksinimin e fëmijëve

schedule12:47 - 21 Qershor, 2021

schedule 12:47 - 21 Qershor, 2021

Autoritetet izraelite u kanë bërë thirrje grupmoshave 12 – 15 vjeç që të vaksinohen kundër Covid-19, për shkak të frikës së përhapjes së variantit Delta.

Izraeli ka shënuar rënie të të infektuarve gjatë javëve të fundit, por vendi ka raportuar  raste në reja në dy shkolla, duke rritur shkallën e pozitivitetit nga 0.1% në 0.3% të shtunën dhe në 0.6% sot, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë.

Ministria pritet të lëshojë një rekomandim për  vaksinimin e grupmoshave 12 – 15 vjeç. Deri më tani, qeveria ia ka lënë në dorë vendimin prindërve nëse duan të vaksinojnë apo jo fëmijët e tyre, tha Nahman As, koordinator i fushatës kombëtare të menaxhimit të pandemisë.

Për më tepër, zyrtarët izraelitë mund të vendosin gjoba për prindërit e fëmijëve të pavaksinuar të cilët nuk karantinohen./abcnews.al