Sondazh

Tragjedia e Durrësit, a duhet futur vrasja ligjërisht në Kodin Rrugor?

Loading ... Loading ...
 

Frika nga koronavirusi, FSHB merr vendim në lidhje me kampionatin shqiptar

schedule16:35 - 9 Mars, 2020

schedule 16:35 - 9 Mars, 2020

Koronavirusi mbërriti më në fund edhe në Shqipëri. Për fat të keq dy rastet e para janë regjistruar në vendin tonë dhe paniku është rritur. FSHF vendosi që dy ndeshjet e sotme të Superiores: Vllaznia-Partizani dhe Skënderbeu-Kukësi, të zhvillohen pa praninë e tifozëve.

Rreth situatës së krijuar ka reaguar edhe Federata Shqiptare e Basketbollit. Drejtuesit kanë vendosur të ndërpresin kampionatin. Federata ka zbatuar direktivat e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, teksa lajmëron të gjithë për pezullimin e ndeshjeve.

Në vijim të gjithë komunikimeve zyrtare, të bëra nga Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Arsimit, Sportit dhe Rinise (dokumentët bashkëlidhur), jemi të detyruar të zbatojmë udhëzimet e konfirmuara zyrtarisht, për ndërprerje të aktivitetit sportiv. Nëse në vazhdim, do të ketë njoftime të tjera, të ndryshme nga sa në shkresat bashkëlidhur, do t’ju komunikojmë në kohë reale“, lexohet në deklaratën e FSHB-së /abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!