Edhe skaji me i largët i verilindjes në vend , Hasi është boshatisur nga maskat dhe mjetet mbrojtëse kundër gripit.
Në ato pak farmaci të kësaj bashkie nuk ka mbetur asnjë maskë apo solucion antibakterial dizenfektues për duart dhe doreza mjekësore.
Farmacistët thonë se brenda një ditë u shit u gjithë stoku i maskave dhe mjeteve të tjera, e që u blenë nga vetë banorët e Hasit por edhe janë dërguar në Tiranë-Durrës apo edhe Vlorë.
“Kam ardhur të marr dezinfektant. Në shkollë kishim orë edukative për Koronavirusin, na shpjeguan si duhet të kujdesemi për higjenën”.
Një prej banoreve ka dashur të blejë maska për të afërmit e tij në Itali por është kthyer duar bosh.
E njëjta situatë është edhe në farmacitë e Kukësit që janë boshatisur, e duke qenë në kufi me Kosovën ka patur mjaft raste e kërkesa edhe nga qytetarët e Kosovës.
Në shkollat e Kukësit kanë nisur edhe orët sensibilizuese për nxënësit të cilët shprehen se maska dhe mjete të tjera mbrojtëse si dezinfektant për duar kanë kërkuar ti marrin me vete në shkolla.
Megjithatë edhe nga informacionet në pikat kufitare apo edhe spitalin e Kukësit nuk ka raste të tilla shqetësuese./abcnews.al