Franca mbetet në gjendje alarmi për shkak të stuhisë Eleonora që ka përfshirë më shumë se gjysmën e vendit. Si pasojë e kushteve meteorologjike të krijuara, një person ka humbur jetën, ndërsa 4 të tjerë janë të plagosur rëndë dhe mbi 20 të lënduar. Mediat franceze bëjnë të ditur paraditen e së enjtes se të paktën tre persona u plagosën në Korsikë nga zjarret që nuk mund të kontrolloheshin plotësisht për shkak të erërave të larta. Stuhia Eleanor arriti në gjysmën jugore të Francës të mërkurën mbrëma me erëra të forta dhe një rrezik të lartë të ortekëve në Alpe. Në Hot-Savoj, një skiator 21 vjeçar u vra të mërkurën nga rënia e një peme në një stacion në stacionin Morijon, ndërsa 29 persona u plagosën, katër prej tyre seriozisht. Më shumë se 35 mijë shtëpi janë gjithashtu pa energji elektrike. Kushtet e motit pritet të mbeten të njëjta të paktën deri të premten./abcnews.al
Francë, stuhia “Eleonor” shkakton 1 të vdekur
schedule10:12 - 4 Janar, 2018
schedule 10:12 - 4 Janar, 2018