Francë, azilkërkuesi afgan plagos me thikë 4 persona

schedule19:23 - 14 Gusht, 2018

schedule 19:23 - 14 Gusht, 2018

Një sulm që është mbyllur me plagosje të shumëfishta është verifikuar në Francë. Autori ka rezultuar një azilkërkues nga Afganistani, i cili është arrestuar nga policia.

Katër persona kanë mbetur të plagosur në Francë, në një sulm me thikë të kryer nga një azilkërkues afgan, i cili është arrestuar nga policia. Ngjarja ka ndodhur kur 19-vjeçari, i cili thuhet se ishte në gjendje të dehur por edhe se vuante nga probleme mendore, dëmtoi disa makina të parkuara në lokalitetin Perige’, në jug-perëndim të vendit. Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes kanë treguar se i riu filloi të godiste me shkelma e grushte automjetet që i dilnin para dhe më pas filloi të ngacmonte dy gra me motor. Dy mjekë që ndodheshin atje u përpoqën ta qetësonin, por pasi iku në shtëpi, 19-vjeçari u kthye i armatosur me një thikë dhe filloi t’i sulmonte mjekët, duke i plagosur në kokë dhe në qafë. Më pas ai iu vërsul dy vëllezërve 64 dhe 68 vjeç, të cilët i plagosi njërin në mëshkri dhe tjetrin në kurriz. Sidoqoftë, njëri nga vëllezërit arriti ta bllokonte atë dhe më pas një person tjetër, emigrant nga Kameruni u afrua dhe i hoqi thikën nga dora. Policia e arrestoi agresorin dhe e la në qeli nën akuzën e dhunës në rrethana rënduese, ndërsa përjashtoi pistën e terrorizmit. Nga kontrollet e kryera ka rezultuar se 19-vjeçari afgan kishte bërë kërkesë tek autoritetet për azil, por nuk kishte marrë ende përgjigje. Ngjarja ka tronditur qytezën me 29 mijë banorë, që zakonisht është e qetë dhe, siç e përshkruajnë mediat, e përgjumur. /abcnews.al