Autoritetet shëndetit në Francë kanë njoftuar të hënën se numri i pacientëve që po trajtohen në njësitë e kujdesit intensiv për Covid-19 ka shkuar përtej pragut të 1,500. Kjo është hera e parë që ky skenar përsëritet që nga 27 maji, duke rritur frikën e vendosjes së izolimeve lokale në vend.
Numri i pacientëve të shtruar në spital për sëmundjen Covid-19 qëndroi mbi pragun e 8,600 për herë të parë që nga 29 qershori Franca ka raportuar rritje të rasteve me Covid-19 që nga fillimi i shtatorit.
Tendosja e rinovuar në sistemin spitalor e shtyu qeverinë e vendit të shpallë masa shtrënguese shtesë të mërkurën, kryesisht në qytete të mëdha, për të përmbajtur sëmundjen.
Kryeministri, Jean Castex, u kërkoi qytetarëve që të kufizojnë mbledhjet në shtëpitë e tyre, por shtoi se ai “nuk mund të vendosë rregulla për to.”
Ai shtoi se ai mendon se beteja kundër virusit do të zgjasë “disa muaj më shumë”. s.b/abcnews.al/


