Franca i jep prioritet prodhimit të maskave dhe ventilatorëve, investon 4 miliardë euro

schedule14:51 - 31 Mars, 2020

schedule 14:51 - 31 Mars, 2020

Presidenti francez Emmanuel Macron ka premtuar se do t’i japë 4 miliardë euro Sante Publique France, një agjenci e shëndetit publik, për të prodhuar maska ​​dhe ventilatorë.

Macron, duke folur me një fabrikë të prodhimit të maskave në Saint Barthélemy d’Anjou, theksoi rëndësinë e prodhimit të maskave në Francë.

Ai tha se “përparësia jonë është të prodhojmë më shumë maska në Francë”, duke shtuar se “qëllimi është që deri në fund të vitit ne të kemi arritur pavarësi të plotë” në prodhimin e maskave.

Rritja e prodhimit të maskave do t’i lejojë Francës të rrisë kapacitetin nga 3.3 milion maska ​​në javë ,në 15 milion deri në fund të prillit.

Rikujtojmë se Franca ka porositur 1 miliard maska ​​nga Kina./abcnews.al