“Franca do të shtypë Anglinë, Stones dhe Maguire do ta kenë të vështirë ta ndalojnë Mbapppe”

schedule18:33 - 8 Dhjetor, 2022

schedule 18:33 - 8 Dhjetor, 2022

Ish-mbrojtësi i Francës, Patrice Evra, po pret me padurim një  fitore të madhe ndaj Anglisë në Kupën e Botës 2022.

“Unë jam i sigurt, por jo arrogant. Jam i kënaqur me mënyrën se si po bën Franca tani, por gjithashtu jam i lumtur për Anglinë. Loja do të jetë interesante, mendoj Anglia duhet të shqetësohet për lojtarë si Mbappe dhe Franca duhet të shqetësohet për lojtarë si Saka dhe Foden. Franca ka arsye për shqetësim.

Por e di që Mbappe do të shkojë në qendër dhe do të luajë kundër Stones dhe Maguire, dhe do ta kenë të vështirë ta ndalojnë atë.

Këtu përfshihen shumë faktorë. Ndjej se Franca do ta thyejë Anglinë, por Anglia gjithashtu mund ta mposht Francën”, tha ish-lojtari i Manchester United për Betfair. /G.D abcnews.al/