FOTOT/ Vrau babë e bir pa mëshirë në Athinë, si u bë “shoshë” me plumba nga policia shqiptari, dëshmitarët: Gjuante si i tërbuar

schedule09:22 - 4 Korrik, 2022

schedule 09:22 - 4 Korrik, 2022

GREQI – Detaje të reja kanë dalë nga konflikti i përgjakshëm mes shqiptarëve në Athinë, ku tre persona mbetën viktima.

Mediat greke raportojnë se të vrarët janë Andon Tefi, Armando Lamaj dhe një 23-vjeçar, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur. Andon Tefi raportohet se është nga Korça, 48-vjeç, dhe shihet si “molla e sherrit” mes shqiptarëve, i cili nxori pistoletën dhe qëlloi i pari ndaj rivalëve, duke lënë të vdekur në vend Armando Lamajn.

Ai më pas u largua nga “Mercedes Benz-i” që drejtohej nga një femër që mori zvarrë viktimën 23-vjeçar dhe tentoi të arratisej, duke lënë pas gjatë aventurës së tij me armë në dorë edhe dy policë të plagosur.


Policia është e bindur se kemi të bëjmë me një larje hesapesh mes dy bandave të drogës. Për viktimën Andon Tefi thuhet se është i njohur për policinë greke, pasi ishte arrestuar për trafikim droge. Ai ka qenë i martuar dhe ka një vajzë, ndërsa zyrtarisht ka deklaruar se drejtonte një dyqan servis makinash. 48-vjeçari konsiderohej si një nga kriminelët më të ashpër në Athinë, pasi ishte i pamëshirshëm dhe lëvizte gjithmonë i armatosur.

Kjo u pa qartë edhe nga mënyra se si ai qëlloi fillimisht 23-vjeçarin që lëvizte me motor gjatë sherrit në Kato Patisia dhe ekzekutoi tepër ftohtë të atin e tij Armando Lamaj, i cili doli nga makina sapo pa djalin e tij të qëlluar.

Ndërkohë, një dëshmitar, i cili ndodhej pikërisht në vendin e takimit vrastar, ka përshkruar me detaje për Ertneës.gr masakrën e ndodhur në qendër të Athinës.

“Ai ishte i tërbuar, gjuante pa pushim dhe në të gjitha drejtimet”, thotë ai për agresorin.

Sipas tij, teksa autori ndodhej në një makinë, u shfaqën dy automjete të tjera dhe një motor. Njëri prej tyre iu afrua dritares së 48-vjeçarit dhe e goditi me grusht.

Dëshmitari okular flet për tërbimin e Tefit, i cili shprehet se “derisa ka hipur në makinën tjetër ka vazhduar të gjuajë në të gjitha drejtimet, pa llogaritur asgjë”.

Paniku i shkaktuar ishte i pritshëm pasi zona është e ngarkuar me shumë dyqane, por për mrekulli nuk pati më të vrarë.

/abcnews.al/