FOTOLAJM/ “Ringjallet” Stalini në Tiranë

schedule13:26 - 10 Janar, 2022

schedule 13:26 - 10 Janar, 2022

Busti i dikatorit gjakatar të ish-Bashkimit Sovjetik Jozef Stalin është rishfaqur në qendër të Tiranës më shumë se katër dekada pas heqjes së tij.

Qytetarë të ndryshëm kanë publikuar në rrjetet sociale një foto nga oborri i Galerisë së Arteve, ngjitur me instalacionin “Reja” ku duket qartë statuja prej bronzi e Stalinit, e cila ndodhet prej disa ditësh aty.

Statujat e Stalinit, Leninit, Enver Hoxhës, etj., janë qenë që në verë në pjesën e  mbrapme të Galerisë së Arteve, duke u bërë edhe një atraksion turistik për vizitorët e huaj gjatë verës, por duket se pa fillimit të rikonstruksionit ajo e diktatorit sovjketik është nxjerrë në pjesën e përparme për të vijuar punimet. /abcnews.al