Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

FOTO LAJM/ Blloku te “Komuna e Parisit” dhe Bulevardi “Bajram Curri” e “Zhan D’Ark” në Tiranë pajisen me ndriçim LED

schedule11:45 - 23 Dhjetor, 2022

schedule 11:45 - 23 Dhjetor, 2022

Bashkia e Tiranës vijon përmirësimin e ndriçimit në kryeqytet. Blloku i zonës së “Komunës së Parisit” ka dalë në dritë falë punës dhe përkushtimit të punonjësve të Mirëmbajtjes së Ndriçimit Publik. Ekipi u kujdes për zëvendësimin e llambave inkandeshente me llamba LED.

Gjithashtu, është bërë dhe zëvendësimi i ndriçuesve inkandeshentë me ata LED në Bulevardin “Bajram Curri” dhe “Zhan D’Ark”. Dritat LED, përveçse kursejnë energji elektrike, ka edhe kosto të lirë në mirëmbajtje dhe rrit cilësinë e ndriçimit.

Teknologjia LED garanton qëndrueshmërinë dhe jetëgjatësinë e llambave, disa herë më tepër krahasuar me jetëgjatësinë e llambave aktuale.



 

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!