Maeve Reston, CNN
Në mes të shumë kritikave për menaxhimin e situatës së koronavirusit, presidenti Donald Trump u largua nga spitali, i shoqëruar nga forcat e sigurisë. Ai hipi në një makinë të blinduar dhe përshëndeti mbështetësit jashtë Qendrës Kombëtare Mjekësore Ushtarake Walter Reed.
Mjekët e Trump dhanë detaje shqetësuese për gjendjen e tij të dielë, përfshirë uljen e nivelit të oksigjenit. Por imazhi i tij të premten dha tjetër këndvështrim. Një mjek i pranishëm në Walter Reed kritikoi veprimin e Trump duke e cilësuar rrezik për jetën e agjentëve të Shërbimit Sekret që e shoqëruan atë makinën e tij.
Zyra e Menaxhimit të Shtëpisë së Bardhë i dërgoi email të gjithë stafit të dielën, për ti njoftuar se Trump ishte infektuar. Stafi ndërkohë nuk kishte marrë asnjë njoftim nëse do të vazhdonin punën apo do të qëndronin në shtëpi duke pasur parasysh që disa kolegë rezultuan pozitivë, transmeton abcnews.al
Sipas email-it, i cili u lexua edhe nga CNN, punonjësit nuk duhet të kontaktojnë zyrën e testimit të Shtëpisë së Bardhë nëse nuk kanë simptoma. Jason Miller, një këshilltar i lartë i fushatës së Trump, tha për CNN se pjesëmarrësve në fushata do të vazhdojë t’iu matet temperatura, do kenë dezinfektues për duart por nuk e bëri të ditur nëse pjesëmarrësit do të mbanin maska.
“Ne nuk do të fshihemi nga frika,” tha Miller.
Gjendja e Trump

Mjeku i Shtëpisë së Bardhë Sean Conley deklaroi për mediat se presidenti është mirë, ndërsa shtoi se Trump nuk ka pasur më temperaturë që nga mëngjesi i së premtes. Po ashtu, ekipi i mjekëve sqaruan se Trump nuk ka as probleme me frymëmarrjen dhe vijon të lëvizë nëpër ambientet e spitalit pa asnjë problem.
Mjekët shpresojnë, se nëse situata vijon të mbetet optimistë, Donald Trump mund të lirohet nesër nga spitali për të vijuar procesin e shërimit nga Shtëpia e Bardhë.
Sa i përket terapisë që po merr kreu i Shtëpisë së Bardhë, Conley deklaroi se deri më tani nuk është shfaqur asnjë efekt anësor, dhe se funksioni i veshkave dhe mëlçive është normal.
I pyetur për impaktin që koronavirusi mund t’i ketë lënë presidentit në mushkëri, mjeku tha se janë vënë re gjëra të parashikueshme, por asgjë për t’u shqetësuar.
Të Shtunën, niveli i oksigjenit ra “në rreth 93%”, tha Conley. Por u rikthye në gjendje normale shumë shpejt. Por kjo detyroi mjekët që të fillonin trajtimin me steroide dexamethasone, e cila ka treguar se ndihmon pacientët me Covid-19. Zakonisht u jepet pacientëve që kanë nevojë për respirator, transmeton abcnews.al
Conley tha se niveli aktual i Presidentit i oksigjenit në gjak është 98%.
Krizë në udhëheqjen e vendit
Pandemia ka shkaktuar më shumë se 209,000 viktima në SHBA. Kombi tani po përballet me një krizë të rëndë duke qenë se presidenti ndodhet i shtruar në spital.
Shtëpia e Bardhë tashmë ka një problem të madh në besueshmërisë e publikut dhe mungesa e informacionit nga zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë të premten dhe të shtunën ngriti pikëpyetje të mëdha në lidhje me shëndetin e Presidentit, transmeton abcnews.al
Ndërkohë Shtëpia e Bardhë tha se 48 orët e Trump do të ishin kritike.
Shumë nga ndihmësit ose kontaktet e Trump që kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 morën pjesë në festimet e Shtëpisë së Bardhë për të nderuar të nominuarën për Gjykatën e Lartë Amy Coney Barrett më 26 shtator, në Rose Garden.
Të paktën shtatë persona që morën pjesë në ngjarje, përfshirë Presidentin dhe zonjën e parë, rezultuan pozitivë.
Trump nuk dha detaje për gjendjen e kontakteve të tij që ishin infektuar me Covid-19, gjatë një mesazhi nga Walter Reed të Shtunën. Ai falënderoi kujdesin mjekësor në Walter Reed, transmeton abcnews.al
Presidenti tha se “po fillonte të ndihej mirë” dhe se po merrte terapi për të cilat tha se janë si “mrekulli që vijnë nga Zoti”.
“Kjo ishte diçka që u ka ndodhur miliona njerëzve në të gjithë botën dhe unë po luftoj për ta, jo vetëm për SHBA-në”, tha Trump. “Ne do ta mundim koronavirusin”.
Duke falënderuar popullin amerikan për urimet e tyre, Trump tha se gjendja e vërtetë e gjendjes së tij do të shihej në ditët në vijim. Në video, Presidenti tha se vendimi për të shkuar te Walter Reed të premten ishte i tij. Ai tha se nuk i pëlqente të qëndronte i izoluar në rezidencë, transmeton abcnews.al
Për pjesën më të madhe të këtij viti, Trump ka krijuar një realitet tjetër në lidhje me rreziqet e koronavirusit – duke hedhur dyshime mbi shkencën dhe efikasitetin e maskave, duke minimizuar rreziqet dhe duke bërë deklarata të rreme se si 99% e rasteve të koronavirusit në Amerikë janë “plotësisht” të padëmshme apo se virusi” nuk prek askënd”.
Ajo çfarë kishte besuar Presidenti u shemb të premten kur ai u transferua në Walter Reed pasi u infektua me koronavirus. Shtëpia e Bardhë dukej se po vazhdonte të minimizonte shqetësimet në lidhje me ashpërsinë e virusit të shtunën në mëngjes gjatë konferencës së parë për shtyp të Conley në Walter Reed ku ai e përshkroi Presidentin si optimist dhe se ndihej mirë.
Ndërsa Presidenti ndodhej ende në Shtëpinë e Bardhë të premten, ai u trajtua me koktejin eksperimental të antitrupave Regeneron, një trajtim premtues që nuk është miratuar ende nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave që ndihmon në rritjen e sistemit imunitar, transmeton abcnews.al
Sapo Trump u shtrua në Walter Reed, mjekët filluan trajtimin me ilaçin antiviral remdesivir. Ai po merr një kurë pesë-ditore të ilaçit, i cili ka treguar se shkurton kohën e shërimit për disa pacientë me koronavirus. Presidenti përfundoi dozën e tij të dytë të shtunën në mbrëmje. Ai po trajtohet gjithashtu me deksametazon, dozën e parë të së cilës e mori të shtunën.
Ekziston një histori e gjatë e zyrtarëve të Shtëpisë së Bardhë që nuk japin informacione rreth gjendjes mjekësore të Presidentit – nga operacioni sekret i Grover Cleveland për të hequr një tumor në jahtin e një shoku, deri te John F. Kennedy i cili fshehu sëmundjen e tij Addison.
Presidenti shkroi në Twitter se ai rezultoi pozitiv me koronavirus rreth orës 1 të mëngjesit të premten, disa orë pasi mori pjesë në një mbledhje fondesh të enjten në Bedminster, New Jersey, transmeton abcnews.al
Hicks kishte filluar të përjetonte simptoma natën e kaluar ndërsa po shoqëronte Presidentin në udhëtimin e tij në Minesota për një mbledhje fondesh dhe një tubim të mërkurën mbrëma. Është e paqartë nëse Presidenti u testua në të njëjtën ditë, duke pasur parasysh se sa afër ata punojnë së bashku.
Miller, këshilltari i vjetër i fushatës Trump, nuk arrin të shpjegojë pse Trump shkoi përpara në mbledhjen e fondeve në New Jersey pasi Hicks rezultoi pozitive dhe nga ana tjetër akuzoi Biden për përdorimin e maskave. s.ba/abcnews.al


