FOTO/ Zbulohet lidhja e re e Shpat Kasapit, këngëtari kapet “mat” me të dashurën

schedule12:05 - 30 Gusht, 2020

schedule 12:05 - 30 Gusht, 2020

Këngëtari i njohur, Shpat Kasapi është treguar gjithmonë shumë i rezervuar rreth jetës së tij private. Që prej ndarjes nga këngëtarja Afërdita Dreshaj, ai ka zgjedhur të qendrojë “i fshehtë”.

Mirëpo, së fundmi është zbuluar se Shpati ka nisur një lidhje të re. Ai është fotografuar në një lokal në Shkup me të dashurën.

Fotot janë siguruar nga “Prive” dhe këngëtari duket shumë i buzëqeshur krah vajzës që i ka marrë zemrën. Ndërkohë identiteti i saj nuk është bërë ende i ditur, por fansat janë bërë shumë kuriozë. Gjithçka mbetet për t’u zbuluar në ditët në vijim./abcnews.al