FOTO/ Ylli që shkëlqen në ‘St. Mary’s Stadium’ quhet Armando Broja

schedule17:38 - 22 Janar, 2022

schedule 17:38 - 22 Janar, 2022

Përkthyer nga Hergi Llupi

“The Sun i ka kushtuar një shkrim lojtarit tonë të kombëtares, Armando Broja.

Armando Broja është një nga yjet e ekipit të Southampton i cili po shkëlqen këtë sezon.

Shenjtorët do të donin ta nënshkruanin përgjithmonë 20-vjeçarin dhe inkurajohen nga fakti se sa shumë po e shijon Broja jetën në bregun jugor, i rrethuar nga miq të rinj.

Sukseset e tij e kanë transformuar shpejt reputacionin e Southampton-it nga një klub jo i modës që Danny Ings, Jannik Vestergaard dhe Ryan Bertrand vendosën të largohen gjatë verës, në një vend ku lojtarët e rinj duan të vijnë.

Hasenhuttl ka thënë se talentet e tjera të lulëzuara kanë parë se si Broja është zhvilluar në gjysmën e parë të sezonit dhe tani dëshirojnë të kalojnë në St Mary’s për të vazhduar karrierën e tij.

Broja lindi në Slough, rreth 20 milje në perëndim të Londrës, së bashku me dy motrat e tij.

Aty u transferuan 23 vite më parë nga Shqipëria bashkë me babain i tij Xhevahir dhe nënën Blerina në kërkim të një jete më të mirë.

Pavarësisht zhvendosjes së tyre në Blighty, Broja është ndjerë gjithmonë thellësisht i lidhur me rrënjët e tij shqiptare dhe e flet mirë gjuhën, me theksin e tij në anglisht.

Sulmuesi u zgjodh nga Tottenham në moshën tetë vjeçare, por më pas u transferua në Chelsea në moshën 11-vjeçare, pasi bëri përshtypje në një lojë mes dy rivalëve londinez.

Ai u pa gjithmonë si një talent brenda akademisë së Bluve dhe më pas kur iu lind mundësia për t’u bashkuar me klubin e Vitesse në huazim sezonin e kaluar, ai nuk u mendua dy herë, paketoi çantën dhe shkoi.

Broja përfundoi golashënuesi më i mirë për skuadrën holandeze me 10 gola të Eredivisie dhe tërhoqi vëmendjen e Southampton me ritmin, fuqinë dhe aftësinë e tij për të finalizuar.

Hasenhuttl besonte se ai ishte tipi i sulmuesit që i mungonte skuadrës së tij dhe i dha një mundësi atij dpër të shkëlqyer.

Austriaku i ka qëndruar besnik fjalës së tij, deri në pikën ku ai pretendoi se familja e Brojës është e prirur që ai të zgjasë qëndrimin e tij në Bregun e Jugut.

Hasenhuttl tha:

Këtu kemi disa djem të rinj që stërviten gjithmonë me ne dhe që rrinë gjithmonë së bashku. Ne i quajmë ata “Grupi i Djemve”.

“Është fantastike që ai të jetë me ta tani. Unë mendoj se kjo është arsyeja pse ai ndjehet mirë këtu.

“Kur ndjen si lojtar se ajo që të është thënë të bësh të ndihmon të zhvillosh lojën tënde, atëherë e bën atë dhe të pëlqen ta bësh.

“Shpërblimet janë golat dhe paraqitjet e mira.

“Ne u përpoqëm të ofrojmë atë që kemi premtuar dhe kjo është një mënyrë e ndershme për ta trajtuar këtë që ju ndihmon të vini këtu dhe të gjeni më shpejt rolin tuaj në këtë klub.”

Realizimi i premtimeve të tyre sigurisht që do ta ndihmojë Southampton-in në çdo negociatë të ardhshme me Broja, nëse ata arrijnë në atë pikë.

Por Chelsea i dha atij një marrëveshje pesëvjeçare verën e kaluar dhe mendohet se e shohin atë si pjesë të planeve të tyre të ekipit të parë sezonin e ardhshëm.

Bisedimet janë duke vazhduar midis shefit ekzekutiv të ‘Saints’, Martin Semmens dhe marrëveshjes së Chelsea, Marina Granovskaia.

Ndoshta basti më i mirë i Southampton është një marrëveshje e ngjashme me atë të Livramento, i cili ka një klauzolë kthimi prej rreth 38 milionë £ për Chelsea, që do të thotë se klubi londinez mund ta ri-nënshkruajë atë nëse ai arrin një nivel të denjë për atë shumë.

Çdo gol, asistim apo rast të Brojës në Angli, bën tituj të mëdhenj në Shqipëri, ku sulmuesi është një superstar.

Tifozët dhe mediat janë të habitur nga ngurrimi i trajnerit kombëtar Edy Reja për ta nisur rregullisht atë.

Ka një grup tifozësh shqiptarë që vërehen rregullisht në ndeshjet e Southampton-it duke mbajtur lart flamurin e tyre kombëtar, i cili ka një shqiponjë dykrenare mbi të që Broja i referohet me festimin e golit.

Sulmuesi u bë lojtari më i ri që ka shënuar pesë ose më shumë gola në Premier League këtë sezon me goditjen e tij në fitoren 4-1 ndaj Brentford më herët./ h.ll/abcnews.al