FOTO/ Vrasja në Elbasan, policia hap makinën e zezë, çfarë u gjet brenda saj

schedule16:33 - 21 Prill, 2021

schedule 16:33 - 21 Prill, 2021

Forcat e policisë kanë hapur makinën e zezë pranë vendit ku u ekzekutua mesditën e sotme Pjerin Xhuvani, aktivist i PS. Nga pamjet e siguruara nga Abcnews.al në vendin e ngjarjes duket se në makinë ka disa dokumente dhe fletë të bardha por për shkak të distancës dhe sekretit hetimor ende nuk është saktësuar se çfarë janë ato.

Nga përplasja në Elbasan mbetën të plagosur edhe katër persona, një prej të cilëve efektive e forcave Shqiponja.

Arbër Papleka, autori i vrasjes pas dorëzimit në polici ka pohuar se ka qëlluar për vetëmbrojtje dhe nuk kishte qëllim të ekzekutonte aktivistin e PS.

 

Bëhet me dije se Papleka ka thënë se personat që po lëviznin me makinën me para dhe karta identiteti kanë qëlluar me arme ndaj tyre, pasi i kanë ndaluar për ti denoncuar në polici./mv.abcnews.al