FOTO-VIDEO/ U plagos në atentat, kush është Nikollaq Çepaj: Doli nga burgu brenda 1 viti e gjysmë

schedule20:06 - 18 Janar, 2020

schedule 20:06 - 18 Janar, 2020

Katër ditë pasi la qelinë, Nikollaq Çepaj (Taullaraj) mbeti i plagosur në një atentat me kallashnikov në Vlorë. Ngjarja ndodhi pasditen e sotme, në lagjen “Kushtrimi”, ku  mbeti i plagosur dhe kunati i tij Roland Cepaj, 28 vjeç. Ata po pinin kafe së bashku në një lokal të qytetit. Dëshmitarët thanë se plumbat e automatikut janë shkrehur me breshëri nga një Mercedes Benz i zi.

Burimet nga spitali thanë për Abc News se Nikollaq Cepaj është në gjendje të rëndë, pasi një plumb e ka kapur në kokë dhe disa plumba në trup. Ai aktualisht po i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale. Ndërsa Roland Çepaj është në gjendje të stabilizuar dhe raportohet se është plagosur në këmbë. Nikollaqi, apo Niko siç e thërrisnin kishte ndryshuar mbiemrin nga Taullaraj në Çepaj (mbiemri i gruas). Roland Çepaj i cili mbeti i plagosur aksidentalisht është kunati i tij.

Nikollaq Çepaj, 36 vjeç është një person me precedentë të rëndë kriminal. Në Maj 2018 ai plagosi me armë zjarri Eraldo Lazajn, 34 vjeç. Asokohe Çepaj u arrestua nga policia dhe u dënua për plagosje të rëndë me dashje. Nuk dihet ende si organet e drejtësisë (prokuroria, gjykata) e nxorën nga burgu Nikollaq Çepajn brenda1 viti e gjysmë. Policia nuk ka të dhëna për autorët e mundshëm, por dyshimet janë se atenati është për hakmarrje.

Ngjarja e 16 Majit 2018

Policia e Vlorës ka vënë në pranga autorin e plagosjes me armë zjarri në lagjen ”Pavarësia”. Në pranga ka përfunduar Nikollaq Çepaj (Taullaraj), banues në Vlorë.

Në momentin e ndalimit nga policia i sekuestrohet arma me të cilën dyshohet se ka kryer plagosjen si dhe një mjet tip BMË X5.

Ngjarja për të cilën akuzohet Çepaj ka ndodhur më datë 16.05.2018, në lagjen “Pavarësia”, brenda ambjenteve të një lokali ka plagosur më armë zjarri shtetasin Eraldo Lazaj, 34 vjeç.

Në cilësinë e provave materiale është sekuestruar arma e zjarrit tip pistoletë me të cilën dyshohet se shtetasi ka kryer plagosjen dhe 1 automjet tip BMË X5 me targa AA838DS.

Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, parashikuar nga nenet 88 e 25 dhe 278/1 të Kodit Penal.  Detaje dhe pamje nga atentati i Vlores /abcnews.al

Në foto: Nikollaq Çepaj
Në video: Dëshmia e xhaxhait të Roland Cepajt, i cili mendohet se u plagos aksidentalisht