FOTO/ U vra sot pas atentatit me tritol, ky është 27-vjeçari Aleksandër Sadikaj

schedule15:54 - 11 Qershor, 2022

schedule 15:54 - 11 Qershor, 2022

Ky është Aleksandër Sadikaj, 27-vjeçari që mbeti i vrarë pas shpërthimit me tritol në makinë teksa lëvizte në aksin Tiranë-Elbasan.

Gazetarja e Abc, Xhensila Kodra ka siguruar foton e viktimës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:35 në aksin Elbasan-Tiranë në afërsi të rrethrrotullimit të Saukut.

27-vjeçari humbi gjymtyrët nga shpërthimi dhe fillimisht doli me shenja jete nga makina.

U transferua me urgjencë në spital, por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.

Atentati ndaj tij ishte i mirëorganizuar dhe me sa duket autori/autorët kanë qenë në dijeni të lëvizjeve të tij. Sadikaj rezulton person me precedentë të mëparshëm penalë në fushën e vjedhjes, krimeve ndaj personit dhe narkotikëve.27-vjeçari aktualisht nuk ishte në kërkim./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!