TIRANË– Një ngjarje e rëndë tronditi sallën e Gjykatës së Apelit në kryeqytet, ku tre të shtëna me armë zjarri i morën jetën gjykatësit Astrit Kalaja dhe lënduan dy të tjerë. Të plagosur mbetën babë e bir përkatësisht Rakip dhe Ervis Kurtaj (palë në proces), ndërsa autori Elvis Shkëmbi u arrestua nga policia.
Gazetarja Xhoana Çallaku raporton për ABC News se dy të plagosurit ndodhen në observim, jashtë rrezikut për jetën ku babai ka plagë në brinjë, ndërsa i biri në krahë.
Shkak për krimin është bërë një gjyq për pronat, ndërsa autori dyshohet se ka qenë palë në proces gjyqësor.
/abcnews.al



