FOTO/ Treni del nga shinat në Itali, ka të plagosur

schedule14:07 - 19 Gusht, 2020

schedule 14:07 - 19 Gusht, 2020

Një tren i linjës “Trenord” ka dalë nga shinat në Carnate të Milanos pak më parë duke lënë të plagosur tre persona.

Ngjarja sapo ka ndodhur dhe nga të dhënat paraprake mësohet se bëhet fjalë për dy mashinistë dhe një pasagjer që janë plagosur.

Një numër i madh zjarrfikësish dhe të shërbimit të emergjencës ndodhen në vendin e ngjajres dhe po kërkojnë brenda katër vagonëve të trenit nëse në katër vagonët e tij ndodhen pasagjerë të tjerë.

Corriere” raporton se nuk dihen ende shkaqet që çuan në daljen e trenit nga shinat, i cili i ka shkaktuar dëme edhe një godine aty pranë. /abcnews.al