Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

FOTO/ Trafikonin drogë me postë nga Tajlanda, këto janë tre të rinjtë e arrestuar në Tiranë

schedule12:29 - 1 Shkurt, 2025

schedule 12:29 - 1 Shkurt, 2025

Këto janë tre të rinjtë Igli Pallosha, Ralf Zoga dhe Eris Krymbi, që u arrestuan nga policia e Tiranës për trafik kanabisi me përqindje të lartë THC me postë nga Tajlanda drejt Shqipërisë.

Porosia nga tre të rinjtë bëhej për rroba në Tajlandë. Ata lidhnin kontakte në dark ëeb me shitësit e drogës dhe më pas bëhej nisja e drogës në Tajlandë. Por brenda pakove me rroba futeshin edhe sasitë e drogës.

Policia në bashkëpunim me postën shqiptare ka mundur të mbajë nën vëzhgim pakot deri në dorëzim ku secili prej të arrestuarve kishte role specifike që nga porositja e mallit, marrja në dorëzim e postës.



Gjatë këtij aksioni u sekuestruan sasia prej 520 gramësh me përqindje të lartë THC, me vlerë 11 000 euro, shuma parash, aparate celulare, sende me vlerë dhe prova të tjera materiale./abcneës.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!