FOTO/ Temperaturat e ulëta “pushtojnë Korçën”, shikoni pamjet e magjishme

schedule11:33 - 14 Janar, 2021

schedule 11:33 - 14 Janar, 2021

Vendi ynë gjatë orëve të fundit është përfshirë nga temperaturat e ulëta nën 0 dhe reshjet e borës në disa qarqe.

Gazetarja Ledjona Xheladinaj raporton për ABC se Korça mëngjesin e kësaj të enjtje është mbuluar nga “petku i bardhë i borës”.

Temperaturat e ulëta kanë sjelle ngrica në rrugët dhe rrugicat e Korçës duke e bërë më të vështirë lëvizjen e qytetarëve.

Ndër të tjera mësohet se për shkak të borës dhe ngricave në rruga akset drejt Voskopojës dhe Dardhës kalohet me vështirësi dhe pjesërisht me zinxhire.

Për shkak të vështirësisë në rruga ka shumë postoblloqe policie të cilët nuk lejojnë që të kalohet pa zinxhirë.

Ndërkohë prej një jave për shkak të motit të keq Vithkuqi vijon të ketë probleme me furnizimin me energji elektrike. /abcnews.al