Këngëtarja Olta Boka dhe partneri i saj, djalit i ish-deputetit Shezai Rrokaj, Ivi janë bërë prindër për herë të parë. Lajmin e bukur e ka bërë të ditur vetë Olta, në një postim në Instagram.
Këngëtarja po ashtu ka zbuluar edhe emrin e veçantë të vajzës, të cilën e kanë quajtur Gaia.
Olta nuk ka kursyer të tregojë emocionet e përjetuara gjatë lindjes së vogëlushes.
Gaia ka ardhur në jetë e shëndetshme në spitalin Hygeia, ndërsa Olta ka shprehur falenderimet për stafin mjekësor.
Mesazhi i plotë nga Olta Boka:
Mezi te kemi pritur Gaia Rrokaj ??, perendesha e jeteve tona?
Te mora ne krahe dhe tek ti gjeta boten, emocionin me te madh qe s’ka skene qe te mund t’i perafrohet!
Me ty u zbrit nje copez parajse dhe une premtoj qe do te kujdesem per ty sic ben Zoti me engjejt e Tij!
Faleminderit Zotit qe shkoi cdo gje mire, kjo fale edhe profesionalizmit te stafit mjekesor te @spitalihygeiatirane @mario_karaj_
Falenderime te perzemerta per Doc. Leonard Solis, Doc. Helidon Klosi, Doc. Erandi, mamine Shpresa Toska dhe te gjithe stafit asistues
Fale jush cdo gje ishte me e thjeshte