FOTO/ Kaos në Itali dhe Francë nga shirat e rrëmbyeshëm

schedule08:56 - 4 Tetor, 2020

schedule 08:56 - 4 Tetor, 2020

Italia veriore është goditur nga moti i ke. Ashtu siç autoritetet paralajmëruan, Piemonte mbetet zona më e goditur.

Dy persona humbën jetën, ndërsa dy të tjerë raportohen të zhdukur.

Në pak orë reshjet e shiut shkaktuan rrëshqitje të tokë dhe përmbytje.

Guvernatorët në Piemonte, Liguria, Alberto Cirio dhe Giovanni Toti, pasqyruan dëmtimet e shkaktuara nga kushtet e këqija atmosferike.

 

 

Nga ana tjetër kryeministri Conte premtoi se do t’i kushtonte vëmendje maksimale.

Gjendja e fatkeqësisë është konsideruar më problematike se ajo e viti ’94, ku për shkak të motit të keq u shkaktuan përmbytje, derdhje të lumenjve, rrëshqitje të dherave.

Ndërkohë edhe Franca është po përballet me stuhi dhe përmbytje në jug-lindje të vendit, ku gjithashtu disa banesa janë dëmtuar

Autoritetet në Francë raportojnë për persona  të zhdukur ndërsa, dy të tjerë humbën jetë.

 

 

/abcnews.al/