I jepet lamtumira Admir Bokrinës, humbi jetën në Xhenova

schedule10:58 - 21 Gusht, 2018

schedule 10:58 - 21 Gusht, 2018

Ceremonia mortore për Admir Bokrinën u bë në vendlindjen e tij në Oblikë. 32-vjeçari shkodran humbi jetën në tragjedinë e urës Morandi në Xhenova të Italisë.

E përcollën për në banesën e fundit nga vendlindja e tij në Oblikë.  Admir Bokrina  humbi jetën një javë më parë nga shembja e urës në Itali. Miq, të afërm e familjarë morën pjesë në ceremoninë mortore të 32 vjeçarit i cili do të prehet në Shkodër.

Ruzhdi Podja, mësues: “Janë t’u shpërthy banda, banka, drogë, por t’u lyp punë 32 vjeç, është edhe krenari për tan Anën e Malit”

Lot dhe dhimbje jo vetëm për familjarët, por për këdo që e njihte Admirin. Ai emigroi në moshë të re, dhe gjithmonë sipas të njohurve të tij kishte lënë respekt. Disa prej atyre që punuan me 32-vjeçarin në Itali, u kthyen për t’i dhënë atij lamtumirën e fundit.

Muhamed Ceka, emigrant në Itali: “Unë e kam pas në puën babin edhe djalin s’ka dy tre muaj që e kam pas te puna. Fatkeqësi e madhe, Zot mos ia ço kuj”.

Sëbashku me Bokrinën humbi jetën edhe 22 vjeçari Marjus Djerri, i cili ndodhej në të njëjtën makinë duke shkuar për në punë.

Ura “Morandi’ ne Genova u shemb mesditën e 14 gushtit, duke shënuar tragjedinë më të rëndë të ndodhur ndonjëherë në Itali, me humbjen e të paktën 43 personave./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!