Foto “hot” tërbojnë klubin portugez, Roma merr mbrapsht sulmuesin

schedule11:18 - 24 Qershor, 2020

schedule 11:18 - 24 Qershor, 2020

Mirko Antonucci, italiani i huazuar te Vitoria Setubal në Portugali, do të rikthehet te Roma. Sulmuesin, i cili shënoi një gol në gjashtë ndeshje këtë sezon, e largojnë me kritika, pasi sjellja e tij është konsideruar e papërshtatshme. Këtë e ka shprehur vetë trajneri i Vitoria Setubal.

“Për shkak të historisë së klubit dhe respektit për tifozët, lojtari i Vitoria Setubal duhet të jetë këtu 24 orë në ditë. Situata është e thjeshtë: klubi, drejtorët dhe stafi teknik janë unanimë që lojtari i huazuar nuk sillet si duhet dhe tifozët tanë nuk e meritojnë këtë.

Roma është njoftuar se huazimi i përfundon direkt”, është shprehur trajneri i klubit portugez, Julio Velazquez. Antonucci, 21 vjeç, i pëlqen të shijojë çdo moment dhe të postojë foto të ndryshme me partneren e tij, bukuroshen Ginevra Lambruschi. /abcnews.al