FOTO/ Helikopterë, anije dhe forca speciale: Turqia “pushton” ishullin në Egje

schedule11:43 - 16 Nëntor, 2020

schedule 11:43 - 16 Nëntor, 2020

Ushtria turke ka zhvilluar një stërvitje të madhe në rajon e Egjeut duke simuluar pushtimin e një ishulli.

Mediat turke kanë publikuar pamje nga stërvitja, ku duken anije, helikopterë si edhe anije për transport.

Stërvitja simuloi pushtimin e një ishulli me forcat speciale që zbresin prej helikopterëve dhe anijeve.

Stërvitja vjen në një periudhë të acaruar mes Turqisë dhe Greqisë me kërcënime nga të dyja palët për të mos kaluar vijën e kuqe, e cila do të çonte në një përballje ushtarake. /abcnews.al