FOTO EKSKLUZIVE/ “NATO mbylle qiellin!” Banorët e Kievit kërkojnë ndihmë nga aleanca

schedule12:45 - 6 Mars, 2022

schedule 12:45 - 6 Mars, 2022

Ukrainasit janë duke luftuar fortë kundër rusëve, megjithatë kërkojnë ndihmën e NATO-s për të vendosur zonën e “ndalim-fluturimit” me qëllim pengimin e avionëve të Putinit për të bombarduar objektivat civilë dhe ushtarakë.

Krahas kërkesave zyrtare nga qeveritarët, edhe vetë bashkia e Kievit dhe qytetarët kanë një pritshmëri të tillë nga NATO. Ekipi i ABC në Kiev, i përbërë nga gazetari  Taulant Kopliku dhe operatori Ardian Kamberi kanë sjellë për Abcnews.al foto nga kryeqyteti ukrainas ku kërkohet pikërisht ndihmë nga NATO.

“NATO mbylle qiellin!” është ajo që shkruhet nëpër tabelat që duken në Kiev.

Lexoni KËTU të gjitha ngjarjet e sotme mbi luftën

Deri më tani NATO ka preferuar të qendrojë larg këtij konflikti duke ofruar vetëm armë dhe logjistikë për Ukrainën me argumentin se nuk mund të futen në luftë me Rusinë për një shtet që nuk është anëtar i aleancës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!