FOTO/ Dyshohet se janë vrarë, publikohen fotot e dy prej të zhdukurve në Malësinë e Madhe

schedule15:49 - 5 Tetor, 2020

schedule 15:49 - 5 Tetor, 2020

Fotot që po shikoni paraqesin dy nga protanogistët e ngjarjes së rëndë që ka ndodhur në Malësi të madhe.

Abcnews.al ka siguruar imazhin e Daniel Pepajt, i cili po kërkohet pasi akuzohet nga të afërmit e të zhdukurve se i ka vrarë dy të afërmit e tij.

Daniel Pepaj

LEXO edhe: Tre të zhdukur në Malesinë e Madhe, flasin prindërit: Janë dëgjuar krisma, nuk kemi asnjë lajm

Ndërsa në foton tjetër, është një prej të zhdukurve, Vilson Çutaj.

Vilson Çutaj

LEXO edhe: Dyshojmë se është përfshirë në çështje droge: Trondit babait i të zhdukurit në Malësinë e Madhe

Vilson Pal Çutaj, banues në fshatin Bajzë, Klement Nush Pepaj dhe Danjel Rrok Pepaj, të dy banues në Vrith, në Malësinë e Madhe  janë larguar pa gjurmë dhe prej dy ditësh, familjarët e tyre nuk dinë asgjë për ta.

Dyshohet se tre të rinjtë kanë pasur konflikte për kanabisin.

Gjatë ditës së sotme prindërit e Klement Pepaj, kërkuan ndihmë nga shteti që dy djemtë e zhdukur pa gjurmë të kthehen në shtëpi, edhe pse të vdekur.

Ngjarja e rëndë u denoncua fillimisht nga gazetari investigativ Artan Hoxha. 

N.D./abcnews.al