FOTO/ Del lista e lojtarëve më të vlefshëm në botë, kryeson ylli i Real Madridit

schedule10:50 - 5 Janar, 2022

schedule 10:50 - 5 Janar, 2022

Lista tradicionale gjysmë-vjetore e 100 lojtarëve nga pesë ligat kryesore me vlerën më të lartë të vlerësuar të transferimit sipas algoritmit të CIES Soccer Observatory është publikuar tashmë . Braziliani i Real Madridit, Vinicius Junior kryeson tabelën me 166 milionë euro dhe ia kalon Phil Foden (i 2-ti) dhe Erling Haaland (i 3-ti). Këto shifra janë të pavarura nga klauzolat eventuale të përfundimit në kontratën e lojtarëve.

Sipas pozicionit, vlerat maksimale të transfertave janë llogaritur për Gianluigi Donnarumma në mesin e portierëve, Rúben Dias për qendërmbrojtësit, Alphonso Davies për krahët, Jude Bellingham për mesfushorët mbrojtës, Florian Wirtz për mesfushorët sulmuesi dhe Vinicius Júnior për sulmuesit. Nga ana tjetër, Kevin de Bruyne ka vlerësimin më të lartë mes lojtarëve 30 vjeç e lart, ndërsa Kylian Mbappé kryeson listën e më të vlerësuarve mes atyre që kanë mbetur pa kontratë qershorin e ardhshëm.

Vlerat llogariten duke përdorur qasjen unike ekonometrike të zhvilluar nga ekipi hulumtues i CIES Football Observatory.r.t/abcnews.al