Një aksident rrugor u regjistrua mëngjesin e së premtes në kryqëzimin e rrugëve “Onhezmi” dhe “Skënderbeu” në Sarandë.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip Mercedes-Benz, i drejtuar nga shtetasi francez Yacine Mechmache, ka humbur kontrollin gjatë lëvizjes, ka dalë nga karrexhata dhe është përplasur me barrierat mbrojtëse anësore të rrugës.

Nga aksidenti nuk ka persona të lënduar. Si pasojë e përplasjes janë shkaktuar vetëm dëme materiale në automjet dhe në infrastrukturën rrugore.
Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e Policisë Rrugore të Sarandës, të cilët kanë kryer veprimet procedurale dhe testin e alkoolit ndaj drejtuesit të mjetit.
Rezultati ka qenë 0.00 mg/l, duke përjashtuar konsumimin e alkoolit. Shkaqet dhe rrethanat e aksidentit janë ende në hetim nga Policia Rrugore.
/abcnews.al/



