Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

FOTO/ Abazoviç fal namazin në xhaminë e Ulqinit për festën e Fitër Bajramit

schedule10:27 - 2 Maj, 2022

schedule 10:27 - 2 Maj, 2022

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abvazoviç ka falur mëngjesin e sotëm namazin e Fitër Bjaramit në xhaminë e Ulqinit.

Nëpërmjet një postimi në Facebook Abazoviç uron të gjithë besimtarët myslimanë festën e Fitër Bajramit.

Lexo edhe:Mijëra besimtarë mbushin sheshet e Shqipërisë, sot myslimanët festojnë Fitër Bajramin



Dritan Abazoviç u zgjodh kryeministër i Malit të Zi pak ditë më parë.

Parlamenti i Malit të Zi zgjodhi politikanin shqiptar Dritan Abazoviç si kryeministër të vendit dhe miratoi qeverinë e formuar prej tij.

Pas një seance disa orëshe debati, kabineti i Abazoviç mori 45 vota pro nga 81 që janë në Parlamentin malazez, ndërsa 3 përfaqësues të socialdemokratëve ishin kundër.

Për qeverinë e Abazoviçit votuan 16 deputetë të partive që përbëjnë koalicionin qeveritar si dhe 29 deputetë të Partisë Demokratike të Socialistëve të Milo Gjukanoviçit, i cili nuk ka përfaqësues në Qeveri.

Lexo edhe: Momenti kur Dritan Abazoviç betohet si kryeministër i Malit të Zi

Partitë ne pushtet janë  Lëvizja Qytetare URA, e kryeministrit Abazoviç, Partia Popullore Socialiste pro-Serbe (SNP), Partia Socialdemokrate (SDP) dhe partitë kombëtare të shqiptarëve, boshnjakëve dhe kroatëve.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!