Foshnja tre muajshe, luftë me vdekjen prej koronavirusit në Greqi

schedule11:22 - 28 Janar, 2022

schedule 11:22 - 28 Janar, 2022

Një foshnje vetëm tre muajshe ështe duke luftuar me vdekjen në spitalin e Patras për shkak të koronavirusit. Mediat greke bëjnë me dije se foshnja ka disa ditë në repartin intensiv të spitalit dhe gjendja duket të jetë vënë nën kontroll nga mjekët pavarësisht moshës së vogël.

“Situata duket e stabilizuar”, tha shefi i pavijonit të Pediatrisë Giannis Karvelis për mediat greke.   /abcnews.al