Formula 1/ Mercedes dominon provat në Itali, “pole” numër 95 për Hamilton

schedule16:27 - 12 Shtator, 2020

schedule 16:27 - 12 Shtator, 2020

Kanë përfunduar provat zyrtare të Çmimit të Madh të Toskanës në Formula 1. Lewis Hamilton ka regjistruar kohën më të shpejtë dhe nesër do të niset i pari në garën e nëntë të Botërorit.

Vendi i dytë për Valtteri Bottas, duke konfirmuar gjendjen e mirë të makinave Mercedes. Nga pozicioni i tretë do të niset Max Verstappen i RedBull Racing.

Vetëm vendi i pestë për Charles Leclerc të Ferrarit, ndërsa “kokëkuqja” tjetër e Sebastian Vettel vazhdon krizën dhe i mbylli provat në Mugello të Italisë në vend të 14-të.

Kjo pistë është fenomenale, kam punuar shumë për t’u përmirësuar. Më në fund ia dola të kryej xhiron që doja“, u shpreh Hamilton, i cili regjistroi për herë të shtatë kohën më të shpejtë gjatë këtij sezoni. /abcnews.al