Formacioni më i mirë i sezonit deri tani, sa shumë yje në Bundesliga

schedule20:39 - 30 Mars, 2020

schedule 20:39 - 30 Mars, 2020

Bundesliga gjermane është ndërprerë si çdo kampionat tjetër europian, për shkak të përhapjes masive të Koronavirusit. Faqja zyrtare e kampionatit gjerman, ka menduar të ndërtojë formacionin më të mirë deri më tani këtë sezon.

Në portë, është gardiani i Borussia M’Gladbach, Sommer, ndërsa mbrojtja është me tre. Gunter i Freiburg, Kimmich i Bayern Munchen dhe Hakimi i Borussia Dortmund. Në mesfushë, janë rreshtuar plot 5 mesfushorë.

Kostic i Frankfurt në krahun e majtë, ndërsa në linjën tjetër, është Sancho i Borussia Dortmund. Leipzig ka dy lojtarë në mesfushë, Sabitzer dhe Nkunku, ndërsa Gnabry i Bayern zë vendin e tij. Në sulm, nuk ka surpriza, me Lewandowskin dhe Timo Wernerin që janë para të gjithëve. Një formacion i frikshëm./abcnews.al