Formacionet zyrtare, Inter-Fiorentina: “Big Rom” rikthehet në majën e sulmit përballë “violëve” të Firences

schedule17:09 - 1 Prill, 2023

schedule 17:09 - 1 Prill, 2023

Në më pak se 1 orë në “Giusseppe Meazza”, “zikaltërit” e Inter do të presin “violët” e Fiorentinas, në përballjen e vlefshme për javën e e 28-të të Kampionatit italian të futbollit, Serie A, në një ndeshje që nuk premton asgjë më pak se spektakli.

Për përballjen e sotme, tekniku Simone Inzaghi ka vendosur të përdorë formulën 3-5-2 për rreshtimin e lojtarëve, teksa ende nuk ka vendosur të përdorë si titullar talentin shqiptar të mesfushës, Kristian Asllani. Kështu, porta “zikaltër” do të mbrohet nga Andre Onana e para tij në mbrojtje janë vendosur Acerbi, Bastoni e Matteo Darmian. Në krahët e mesfushës janë vendosur Gosens e Dumfries, ndërsa “bërthama” e mesfushës plotësohët nga Brozovic, Barella e Mkhitaryan. Në sulm gjithashtu ka surpriza me rikthimin e “bishës”, Romelu Lukaku, i cili do të mbëtshtetet nga argjentinasi, Joaquin Correa.

Në krahun tjetër tekniku Vincenzo Italiano ka vendosur t’i kundërpërgjigjet “zikaltërve” me formacionin 4-2-3-1. Në portë është vendosur Terracciano e para tij në mbrojtje, Dodo, Igor, Biraghi e Martinez Quarta. Më të tërhequr në mesfushë janë Mandragora e Bonaventura, ndërsa organizimi i lojës në fazën ofensive i është besuar treshes, Ikone-Saponara-Castrovilli, të cilët kanë për të detyrë të mbështesin të vetmin në majën e sulmit, brazilianin, Arthur Cabral. /i.m /abcnews.al 

Formacionet zyrtare: