Kukësi-Vllaznia është ndeshja që hap këtë javë të Superiores. Ky duel luhet prej orës 18:00 në “Elbasan Arena”, ndërkohë që trajnerët Mirel Josa dhe Thomas Brdaric kanë bërë zgjedhjet e tyre.
Te Kukësi konfirmohet largimi i Kurdic, i cili nuk është as në stol. Në mbrojtje risia është Demiri, i cili luan në qendër, ndërkohë që Dragoshi rikthehet titullar në krahun e djathtë. Limaj gjithashtu e nis nga fillimi.
Brdaric te Vllaznia ka vendosur të bëjë vetëm një ndryshim. Në majë të sulmit luan Arlind Kalaja, autor i golit të fitores së shkodranëve në duelin e fundit në Elbasan kundër Kukësit. /abcnews.al
KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 32
E premte, më 7 maj, ora 18:00
KUKËSI-VLLAZNIA
KUKËSI: Xhika, Dragoshi, Bytyçi, Demiri, Kotobelli, Taipi, Limaj, Tsintsadze, Ibraimi, Peposhi, Eze. Trajner: Mirel Josa.
VLLAZNIA: Zogovic, Gurishta, Adili, Shehi, Isaevski, Jonuzi, Krymi, Marku, Hoxhaj, Victor Da Silva, Kalaja. Trajner: Thomas Brdaric.
GJYQTARË: Kridens Meta, Rejdi Avdo, Denis Agaraj, Florjan Lata