Formacionet/ “Finalja” Teuta-Partizani, nga një ndryshim për Martinin e Dajën

schedule16:26 - 17 Maj, 2021

schedule 16:26 - 17 Maj, 2021

Sot zhvillohet java e 34-t e Kategorisë Superiore. Duele të forta dhe përballje të vështira, për titullin kampion, kualifikimin në Europa League dhe garën për mbijetesë.

Në “Niko Dovana” zhvillohet një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit. Teuta kryesuese pret Partizanin, sfidë që nis prej orës 17:00. Ekipi durrsak ka favorin të luajë për dy rezultate, ndërsa “Demat” kanë alternativë vetëm fitoren.

Trajnerët Edi Martini dhe Ilir Daja kanë zgjedhur “luftëtarët” e takimit të sotëm. Kapiteni Renato Arapi rikthehet titullar në vend të Kouros. Në krahun tjetër Lucas Cardoso i ka marrë vendin Stenio Junior (i dëmtuar) në majë të sulmit.

Skënderbeu po kalon një moment shumë të mirë, por ka nevojë për të pikë të tjera për të siguruar qëndrimin në Superiore. Skuadra korçare pret në shtëpi Apoloninë e vendit të fundit, që ka rënë zyrtarisht në Kategorinë e Parë.

Migen Memelli dhe Fabrizio Cammarata kanë vendosur në lidhje me lojtarët që do e nisin ndeshjen nga minuta e parë. Ndeshja tjetër është ajo mes Kukësit dhe Bylisit. Asnjë ndryshim tek ekipi verilindor, ndërsa Qardaku i zë vendin Carkanjit te skuadra ballshiote. /abcnews.al

TEUTA-PARTIZANI
TEUTA
: Frashëri, Todorovski, Hoxha, Arapi, Jackson, Aleksi, Daja, E. Vila, L. Vila, Bregu, Krasniqi. Trajner: Edi Martini.
PARTIZANI: Hoxha, Idrizaj, Bitri, Belica, Hakaj, Broja, Murataj, Hasani, Asani, Çinari, Lucas. Trajner: Ilir Daja.

SKËNDERBEU-APOLONIA
SKËNDERBEU
: Rexhepi, Meksi, Dwumfour, Vitija, Sadriu, Zguro, Vangjeli, Taipi, Jean Victor, Pusi, Tereziu. Trajner: Migen Memelli.
APOLONIA: Harizaj; Asllanaj, Agyare, Sota; Zoga, Smaçi, Shanaj, Mihana, Levendi, Gjata, Vasilj. Trajner: Fabrizio Cammarata.

KUKËSI-BYLIS
KUKËSI: Xhika, Dragoshi, Bytyçi, Demiri, Kotobelli, Taipi, Limaj, Tsintsadze, Peposhi, Ibraimi, Eze. Trajner: Mirel Josa.
BYLISI: Qirko, Ymeraliaj, Stojanovic, Janku, Ndreca, Hadroj, Desancic, Lorran, Ntephe, Qardaku, Anthony. Trajner: Veljko Dovedan.