Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Forcat operacionale ndërhynë pasi u lokalizua vendndodhja e tij/ Detaje nga arrestimi i Moisi Habilajt

schedule22:29 - 13 Qershor, 2026

schedule 22:29 - 13 Qershor, 2026

Moisi Habilaj është arrestuar mbrëmjen e sotme në Borsh gjatë një operacioni të zhvilluar nga strukturat e Policisë së Shtetit.

Mësohet se Habilaj, i cili ishte shpallur në kërkim për trafik të lëndëve narkotike, është lokalizuar në një beach bar në pronësi të familjarëve të tij, ku qëndronte prej kohësh.

Pas arrestimit, Habilaj është transportuar drejt Policisë së Vlorës.



Sipas të njëjtave burime, arrestimi është kryer nga forcat e Operacionales së Tiranës, të cilat pas informacioneve të siguruara dhe përdorimit të metodave speciale të hetimit kanë bërë të mundur identifikimin e vendndodhjes së tij dhe rrethimin e zonës.

Burime pranë hetimit bëjnë me dije se në momentin e arrestimit, Habilaj ishte i maskuar me kapele dhe mjekër, në përpjekje për të shmangur identifikimin nga autoritetet.

Ai është shpallur fajtor nga GJKKO me 10 vite burg për trafik narkotikësh dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.

Moisi Habilaj është dënuar më herët edhe nga drejtësia italiane me 15 vite burg për trafik ndërkombëtar droge./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!