Forcat izraelite qëllojnë për vdekje dy fëmijë në Bregun Perëndimor

schedule13:25 - 29 Nëntor, 2023

schedule 13:25 - 29 Nëntor, 2023

Dy fëmijë palestinezë janë vranë të mërkurën nga forcat izraelite në qytetin e pushtuar Jenin, në Bregu Perëndimor, sipas Ministrisë së Shëndetësisë palestineze.

Shoqata e Gjysmëhënës së Kuqe të Palestinës ka shpërndarë në mediat sociale një video që pretendon se tregon “Forcat izraelite që pengojnë Shoqatën e Gjysmëhënës së Kuqe Palestine të arrijnë një lagje të rrethuar në kampin e refugjatëve Jenin, pavarësisht pranisë së personave të lënduar që kanë nevojë për ndihmë dhe jeta e të cilëve është në rrezik”.

/abcnews.al