“Forcat e shtetit janë në dispozicion”, Rama: Nuk ankohem për baltën dhe pështymat që marr çdo ditë

schedule18:11 - 21 Nëntor, 2020

schedule 18:11 - 21 Nëntor, 2020

Kryeministri Edi Rama, në një komunikim në rrjetin social “Facebook” bëri me dije se Shqipëria dhe qytetarët shqiptarë ka ditur të përballen me fatkeqësitë.

Ai gjithashtu theksoi se shumica dërrmuese e popullit ka bërë më të mirën, ndërsa theksoi se ka pasur vetëm një pakicë të zhurmshme, kundër vendimeve.

“Përgjegjësi e jashtëzakonshme të jem në krye ,në këtë përballje me pandeminë. Është një provë që po sfidon njerëzit pa dallim kombësie dhe shtresat shoqërore.

Një sprovë për karakterin  kombeve, pavarësisht bindjeve apo opinioneve të ndryshme. Këtë sprove ashtu si tërmeti në shqiptarë t jemi të sfiduar ta përballojmë me forcën e karakterit tonë. Mënyra e reagimit ndaj goditjeve të tilla tregon se kush jemi. Tërmeti godet fort në një kohë të shkurtuar, virusi godet nga pak në një kohë të tejzgjatur.

Në të dyja rastet del në pah karakteri ynë edhe si zëdhënës i publikut , patjetër edhe si udhëheqës. Jam krenar se si ne si popull kemi reaguar në të dyja rastet qoftë duke ndihmuar, qoftë duke sakrifikuar edhe në këtë rast me virusin. Jam krenar si kryeministër se si forcat e këtij shteti janë vënë në dispozicion.

Nuk jam këtu për tu ankuar për baltën dhe pështymat që marr përditë nga pakicat e zhurmshme, mua personalisht më bëjnë më të fortë dhe më japin më shumë energji për të udhëhequr betejat”, tha Rama.

/abcnews.al/