Foltorja do hetojë Beqajn/ Marrëveshja, opozita dy komisione hetimore, vdes komisioni “Alibeaj”

schedule15:31 - 12 Mars, 2024

schedule 15:31 - 12 Mars, 2024

TIRANË- Foltorja e Parlamentit u çlirua. Këto pamje kaosi tashmë përkasin të kaluarës. Bledi Çuci, konfirmoi se tashmë mazhoranca kishte pranuar, atë që deri dje e kishte refuzuar: marrëveshje me Sali Berishën.

“Dy komisione, koncesionet, TIMS”.

Duket se socialistët kanë bërë një hap të madh pas dhe kane ndryshuar qëndrim, për të hapur hetime parlamentare për të cilat SPAK, ka hapur proces. Pas hetimit parlamentar të koncensionit të sterilizimit, duket se ilir Beqajt i është mbyllur në fytyrë, edhe dera e Partisë Socialiste.

Përgjigjen ndoshta Çuçi mund japë të mërkurën, kur demokratët së bashku me PS, do të vendosin për objektin e qartësuar të hetimit.

Partia Socialiste u pranoi opozitarëve dy komisione hetimore, qe ata e patën kundërshtuar më parë, megjithëse loja me shumë gjasë do të luhet sipas rregullave të vetë PS përmes ligjit të saj të ri, për to.

Por kjo duket nuk ka shumë rëndësi për grupin e bashkuar Bardhi-Berisha, të cilët këtë ligj e kishin çuar në Gjykatën kushtetuese, për të thirrur sot, fitore.

“U rikthyem aty ku ishim ne 21 tetor”, tha Bardhi.

Marrëveshja u shtri në kohë, dhe efektet e saj, duket se do të jenë deri në fund të këtij parlamenti. Por efekti më i fortë do të jëtë në fund të marsit.

Atëherë përfundon afati funksional i komisionit të reformës zgjedhore. Socialistët më në fund e pranuan, se nuk do të këtë me rinovim te tij.

Padyshim i humburi i madh në këtë realitet i ri politik është Lulzim Basha.

“As e mendonim për atë”

Qartazi kjo marrëveshje nxjerr për momentin jashtë loje grupin e Lulzim Bashës, dhe faktorizon atë të Berishës. Por a ofron kjo një garanci për bashkëpunim afatgjatë, dhe për ligjet që do të kërkojnë 84 vota?

“Për të gjithë ligjet”, tha Bardhi.

Por votat për të kaluar ligje me 84, i ka edhe Lulzim Basha. Socialistët duket se tashme janë komodë të zgjedhin mes Bashës apo Bardhit. Duke i bërë ata fituesit realë të pazarit të së martës në Kuvend. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!