Foden operohet në mënyrë të befasishme, largohet nga ndeshjet kualifikuese të Euro 2024

schedule15:45 - 27 Mars, 2023

schedule 15:45 - 27 Mars, 2023

Lojtari i Manchester City dhe i kombëtares angleze, Phil Foden, është larguar nga kombëtarja e “Tre Luanëve” ditën e djeshme pasi i është nënshtruar një operacioni të befasishëm për apendicitin akut.

22-vjeçari luajti 12 minuta në ndeshjen kualifikuese për Euro 2024 ndaj Italisë në Napoli përpara se t’i nënshtrohej operacionit pas kthimit të tyre në Londër./ h.ll/abcnews.al