Pasi kaluan festat e fundvitit pranë familjarëve, emigrantët po kthehehn në vendet e tyre ku punojnë dhe jetojnë.
Sipas të dhënave të siguruara nga abcnews.al mësohet se ditën e djeshme më 2 janar në Kapshticë kanë hyrë 3203 dhe kanë dalë 5832 shtetas drejt Greqisë.
Ndërkohë, në Qafë-Thanë kanë hyrë 3404 dhe kanë dalë 3272 shtetas. E njëjtë paraqitet situata edhe në pikën kufitare të Kakavijës. Gazetari Orgesti Sako bën me dije se po punohet me 4 sportele në dalje dhe 2 në hyrje.
Radha e automjteve është 2 km, ndërsa gjatë 24 orëve të fundit kanë dalë 5700 persona dhe kanë hyrë 250 persona./abcnews.al