Flet 53-vjeçarja që u përdhunua nga i riu në Durrës: Më kërcënoi se do më vriste, ishte shok me komshiun

schedule16:11 - 5 Maj, 2022

schedule 16:11 - 5 Maj, 2022

53-vjeçarja e cila u përdhunua nga një 28-vjeçar në Durrës ka deklaruar në polici se autori ishte shok me komshiun e saj dhe se i riu  e ka kërcënuar se do e vriste.

Ajo ka thënë se është njohur me përdhunuesin nëpërmjet komshiut, raporton abcnews.al.

Lexo edhe: E rëndë në Durrës: I riu futet me dhunë në banesën e 53-vjeçares, e përdhunon dhe i vjedh një sasi parash

Ndër të tjera 53-vjeçarja tha se pasi autori e ka përdhunuar i ka marrë një sasi prej 200 mijë lekësh.

Policia ka shoqëruar fillimisht komshiun dhe ky i  fundit i ka çuar te autori, i cili u arrestua.

Mësohet se  autori dhe gruaja 53-vjeçare janë nga komuniteti rom.

Si ka ndodhur ngjarja

28-vjeçari është futur me dhunë në banesën e  53-vjeçares dhe dyshohet se e ka përdhunuar.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Nr.9, të qytetit bregdetar, ndërsa njoftohet po ashtu se i riu me iniciale K.K pasi ka thyer derën e banesës së gruas, ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të dhe më pas i ka vjedhur edhe një shumë parash.

/abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!