Fjoralba Ponari flet për herë të parë për problemet me ankthin

schedule10:04 - 21 Shtator, 2020

schedule 10:04 - 21 Shtator, 2020

Fjoralba Ponari është padyshim një ndër personazhet publik më të dashur të ekranit shqiptar. Moderatorja ka qenë në qendër të vëmendjes kohët e fundit për jetën e saj private, duke zbuluar personin që i ka rrëmbyer zemrën.

Ndërkohë, së fundmi moderatorja në një bashkëbisedim me ndjekësit në Instagram ka folur rreth problemeve me ankthin, pas një pyetje drejtuar nga njëri prej ndjekësve, ndërsa ka ndarë një këshillë bazuar në eksperiencën e saj personale.

Trupa të ndryshëm, reagojnë ndryshe, por po ndaj ato që më kanë ndihmuar mua. 1-palestër/vrap 2-Ulja e kafeinës/alkoolit 3-Është ok të thuash jo 4-Gjum 5-Menaxho kohën 6-Shijo momentin,” ka shkruar moderatorja. xh.d/abcnews.al