Kryeministri në largim i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, mbajti këte të mërkurë një fjalim emocional lamtumire në Dhomën e Komunave, duke deklaruar se po i jep fund rrugëtimit të tij politik pas më shumë se gjashtë vitesh në krye të Partisë Laburiste dhe pas drejtimit të qeverisë britanike. Duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve Starmer falenderoi ekipin e tij për mbështetjen ndër vite dhe kujtoi rrugëtimin e Partisë Laburiste nga humbja historike” në zgjedhjet e vitit 2019 deri te “fitorja historike” në vitin 2024.
“Çdo Kryeministër e di, kur merr pishtarin, se do të vijë dita kur duhet ta kalojë atë. Ajo ditë ka ardhur për mua. Ky është fundi i udhëtimit tim politik. Në gjashtë vjet, kalova nga disfata historike në vitin 2019 në fitoren historike në vitin 2024. Dhe në dy vjet në qeveri, e lë vendin në një gjendje më të mirë nga sa e gjeta. Jam krenar për gjithçka që kemi arritur.”
Kryeministri në largim i shprehu gjithashtu mbështetje pasardhësit të tij, duke theksuar se do të vazhdojë të mbështesë qeverinë dhe kolegët në Parlament. Stermer e permbyll fjalimin e tij me nje mesazh drejtuar familjes,”Për bashkëshorten dhe fëmijët e mi, ju dua. Mirupafshim.”
Keir Starmer do të largohet zyrtarisht nga drejtimi i Partisë Laburiste të premten, ndërsa të hënën do t’ia dorëzojë pushtetin pasardhësit të tij, Andy Burnham, përpara se të largohet nga rezidenca zyrtare në Downing Street.
Seanca e fundit e pyetjeve ndaj kryeministrit u zhvillua në një atmosferë më të ngrohtë se zakonisht. Deputetë nga të gjitha partitë i uruan suksese Starmerit, ndërsa debatet e zakonshme politike u zëvendësuan nga batuta dhe komente miqësore.



