Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar ditën e sotme se numri i të infektuarve ka shkuar në 186 raste, ku 12 raste janë shënuar vetëm gjatë 24 orëve të fundit.
Po ashtu Ministria e Shëndetësisë ka zyrtarizuar shifrën e të shëruarve nga Covid-19 duke e çuar totalin në 31 persona të rikuperuar.
Lajmi i mirë është se mes të të shëruarve kemi një mjek dhe një infermier të cilët pas testeve të kryera kanë rezultuar negativë.
Lajmin në fakt për shërimin edhe të 14 personave të tjerë, e ka dhënë mbrëmjen e djeshme, kryeministri Edi Rama ku përmes një postimi në facebook shkruan:
“Lajm i mirë: 14 të shëruar sot”.
Ministria e shëndetësisë ka vazhduar thirrjet e saj për të gjithë qytetarët që kanë shenja të sëmundjes dhe për rastet e urgjencave, duhet të telefonohet numri unik i urgjencës kombëtare 127!/abcnews.al